Lazim Destani vlerësohet me titullin Gjeneral i Paqes
Regont Arnori Regont Arnori

Lazim Destani vlerësohet me titullin Gjeneral i Paqes

Në mbrëmjen gala ku ishin të pranishëm qindra pjesëmarrës, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani mbrëmjen e djeshme më 18 Dhjetor, në Ditën Kombëtare të Diasporës, është vlerësuar me titullin “Gjeneral i Paqes”.

Read More
Këshilli Koordinues i Diasporës mban Takimin vjetor në Tiranë
Regont Arnori Regont Arnori

Këshilli Koordinues i Diasporës mban Takimin vjetor në Tiranë

Mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) nuk ishte vetëm bilanci i një viti pune, por edhe një tryezë diskutimi për çështje të rëndësishme që i takojnë Diasporës. Këto aktivitete kanë zgjatur për tre ditë me radhë, 17 - 19 dhjetor.

Read More
Lazim Destani, në shënimin e 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë
Regont Arnori Regont Arnori

Lazim Destani, në shënimin e 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë

Lidhja Shqiptare në Botë (LShB), e themeluar në vitin 1997 nga vëllezërit patriotë Mikel dhe Simon Kuzhnini, ka shënuar sot 25 vjetorin e saj në Bern të Zvicrës. Këtë përvjetor Lidhja e shënoi në bashkë-organizim me Këshillimoren ABSM me seli në Zvicër që gjithashtu shënon 25 vjetorin e themelimit.

Read More
Lazim Destani, në Samitin e III të Grave të Biznesit të Diasporës
Regont Arnori Regont Arnori

Lazim Destani, në Samitin e III të Grave të Biznesit të Diasporës

Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dje u mbajt në Tiranë Samiti i III i Grave të Biznesit të Diasporës. Tema e këtij viti “Gruaja për Zhvillim të Qëndrueshëm”, mblodhi bashkë gra të suksesshme në profesione të ndryshme, të cilat e ushtrojnë punën e tyre në vende të ndryshme të botës.

Read More
Familja Destani nisi një epokë të re investimesh në Tetovë
Regont Arnori Regont Arnori

Familja Destani nisi një epokë të re investimesh në Tetovë

Gjatë një ceremonie publike në vendndodhjen e projektit, ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, palët nënshkruan marrëveshjen përfundimtare sipas të cilës kompania gjermane e familjes Destani “Next.e.GO Mobile AS” planifikon të ndërtojë Fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike të markës “e.GO” me kapacitet të pritshëm deri në 30,000 automjete në vit.

Read More
Dhoma e Biznesit të Diasporës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Polis
Regont Arnori Regont Arnori

Dhoma e Biznesit të Diasporës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Polis

Sot në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Polis u mbajt Tryeza e Opinioneve me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në kuadër të këtij aktiviteti u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi mes Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Universitetit Polis. Krahas drejtuesve të këtyre dy subjekteve, të pranishëm ishin profesorë e studentë, përfaqësues të institucioneve shtetërore e financiare, si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

Read More
Në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar
Regont Arnori Regont Arnori

Në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar

Për herë të parë në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Aktiviteti i nisur ditën e djeshme dhe do të mbyllet ditën e nesërme. Ky Forum, i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe me mbështetjen e Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane e të Qeverisë së Kosovës, ka mbledhur së bashku mbi 40 biznese nga Gjermania, Kosova dhe Diaspora.

Read More
Gjermani / Lazim Destani merr pjesë në “Takimin Letrar – Azem Shkreli”
Regont Arnori Regont Arnori

Gjermani / Lazim Destani merr pjesë në “Takimin Letrar – Azem Shkreli”

Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dje në Dyseldorf u mbajt Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar. Këtu morën pjesë shumë krijues, artistë e letrarë si dhe adhurues të fjalës së shkruar shqipe të ardhur nga vende të ndryshme të Europës si dhe nga trojet tona.

Read More
Berlin / Lazim Destani, në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit
Regont Arnori Regont Arnori

Berlin / Lazim Destani, në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit

Lazim Destani mori pjesë në Tubimin Ndërkombëtar të Berlinit. Ky është një aktivitet që zhvillohet çdo vit me ftesë të deputetëve të grupit të mëngjesit në Bundestagun gjerman. Midis të ftuarve në Mbledhjen Ndërkombëtare të Berlinit ishin përfaqësues nga parlamentet, qeveritë, administratat, ekonomia dhe shoqëria gjermane, si dhe deputetë, anëtarë të qeverisë, ambasadorë dhe të ftuar të tjerë nga më shumë se 50 vende.

Read More
Forumi i Shkupit për Ekonomi dhe Financa, Lazim Destani: Ngjarje e veçantë për rajonin
Regont Arnori Regont Arnori

Forumi i Shkupit për Ekonomi dhe Financa, Lazim Destani: Ngjarje e veçantë për rajonin

Lazim Destani merr pjesë në Forumin Ekonomik Financiar të Shkupit që mbahet këto ditë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ky është edicioni i dytë i konferencës vjetore ndërkombëtare inicuar nga Ministria e Financave dhe paraqet ngjarjen kryesore të këtij dikasteri. Konferenca është mundësi e mirë për të dëgjuar përvojat dhe pikpamjet e përfaqësuesve të institucioneve financiare të vendeve të rajonit dhe atyre ndërkombëtare si dhe sektorit të biznesit.

Read More
Lazim Destani merr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës
Regont Arnori Regont Arnori

Lazim Destani merr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, ishte pjesë e Forumit të Bizneseve të Diasporës që i zhvilloi punimet me datë 27-28 maj në Prishtinë. Këtu morën pjesë rreth 120 biznese nga diaspora dhe rreth 100 të tjera nga Kosova, përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kryetarë komunash e përfaqësues të USAID-it, si dhe përfaqësuesit e odave ekonomike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Read More
Lazim Destani, në Samitin “BE takon Ballkanin”
Regont Arnori Regont Arnori

Lazim Destani, në Samitin “BE takon Ballkanin”

SOFJE – Për dy ditë me radhë (26-27 prill) në Sofje i zhvilloi punimet Samiti “Bashkimi Europian takon Ballkanin”, ku u trajtuan tema të ndryshme nga aktualiteti si, lufta në Ukrainë, apo çështjet e zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Read More