Tryezë e Rrumbullakët në Londër, Siguria në Ballkanin Perëndimor

Lazim Destani mori pjesë në Forumin me temë, Siguria në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga European Leadership Network (ELN) që u mbajt në fillim të këtij muaji në Londër. Forumi për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor i zhvilloi punimet në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë takim dy-ditësh morën pjesë personalitete të shquara nga jeta politike e diplomatike si, Lord Des Browne – ish sekretar i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Dhomës së Lordëve e të Parlamentit Britanik, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues të Parlamentit të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria.

Punimet e kësaj Tryeze të Rrumbullakët i udhëhoqën Lordi Des Browne, z. Fatmir Mediu dhe drejtori i ‘think tank’-ut të European Leadership Network, Sir Adam Thomson. Pjesëmarrësit në takim me diskutimet dhe idetë e tyre adresuan një sërë çështjesh të rëndësishme rreth sigurisë dhe kushteve ekonomike të rajonit të Ballkanit. Këtu gjithashtu u përvijua edhe një përmbledhje rekomandimesh për samitin e ardhshëm të Ballkanit që do të mbahet në fillim të muajit korrik në Londër.

Nga pjesëmarrësit në takim  në mënyrë të veçantë u potencua nevoja e bashkëpunimit rajonal me Parlamentin Britanik, përforcimi i sigurisë si dhe nxitja e bashkëpunimit mes vendeve. Këtu gjithashtu u çmua si shumë e rëndësishme nevoja për ndihmë më të theksuar nga BE për zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit e të sferave të tjera siç është kualifikimi i burimeve njerëzore, faktor ky i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të jashtme.

Previous
Previous

Flamuri amerikan valëvitet në Capitoll Hill për nder të Lazim Destanit

Next
Next

Takim i degëve europiane të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare