A vlen për të gjithë demokracia.

Maj 16, 1990

A vlen për të gjithë demokracia.

Aty kah mesi i prillit (1990), në Çarshinë e Epërme të Tetovës, shtatë orë të plota u malltretuan udhëtarët shqiptarë, kryesisht të anës së Tetovës, që ishin punëtorë me punë të përkohshme në Gjermani, si dhe disa turistë gjermanë që kishin ardhur të vizitojnë Maqedoninë perëndimore. Autobusi i përkiste firmës private “Sharr Turist” të Lazim Destanit nga fshati Bozovcë i malësisë së Tetovës, me punë të përkohshme në Gjermani i cili gjithashtu u malltretua dhe u sha.

Në bashkëpunim me ndërmarrjen shtetërore të autobusëve në Ahen, Lazim Destani e themeloi këtë firmë të veten në qytetin Shtolberg, ku i paguan të gjitha kontributet, taksat e tatimet sipas ligjit gjerman për firmat e këtilla private dhe prej këndej angazhon autobusët për bartjen e udhëtarëve në vijën Shtolberg - Keln - Zagreb - Shkup - Tetovë dhe anasjelltas.

Kur u pa se milicia s’kishte ndërmend ta lëshojë këtë autobus përplot me udhëtarë, pronari i kësaj firme, Lazim Destani, thirri në ndihmë Ambasadën e Gjermanisë Federale në Beograd, e cila menjëherë intervenoi me telefon te organet e punëve të brendshme të Tetovës dhe tek atëherë u zhbllokua rrotullimi i rrotave të këtij autobusi.

Shpirti i varur për traste.

Janar 01, 1992

Shpirti i varur për traste.

Ditë e shtunë. Gjelat e agut atë ditë këngës ia thanë më herët se rëndom; kënga e tyre sikur paralajmëronte stacionin e agjencisë turistike: “Sharr Tursit” të Lazim Destanit.

Në të përpëlitur në shtratin e heshtur, ashtu në tavan, pikturoheshin do kreshta të nemura e të ngritura peshë. Pas tyre varte kryet dielli flakadan, aty para sysh, fytyra e fytyra, me sy të shpërlarë mbyteshin në pellgun e lotve të konakut! Nënloket me shami për qafe i rrahte kamxhiku i kohërave të fëlliqura… përqafime, mallëngjim i përzier me lot, përshëndetje: “Na shkruani, mos na harroni…”

Pa vizë s'kalohet kufiri gjerman.

Mars 13, 1992

Pa vizë s'kalohet kufiri gjerman.

Çthuhet në shkresën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për kalimin e kufirit gjerman nga ana e banorëve të ish-Jugosllavisë?

Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë, atmosfera e tendosur, frika nga lufta, ekzistenca dhe shumë faktorë tjerë bënë që njerëzit e këtyre trojeve të marrin rrugën e mërgimit për të gjetur pak rehati shpirtërore. Veçanërisht, kësaj rruge ia mësyen shqiptarët, të cilët, largimin nga vendlindja, e kanë të trashëguar shekuj me radhë. Gjithnjë duke ikur nga e keqja. Por, tani si asnjëherë më parë, kjo dukuri është bërë si lum pa fund. Evropa është mbushur, dhe dita – ditës po ngulfatet nga njerëzit që kërkojnë El Doradon e tyre, duke lënë hapësirat e dikurshme socialiste, të varfëra dhe tani për tani pa perspektivë.

Guri i vendlindjes rëndon në vend të vet.

Mars 15, 1992

Guri i vendlindjes rëndon në vend të vet.

Lazim Destani, nga Bozovca e Tetovës, më 1988, në Stolberg të Gjermanisë, themeloi Agjencinë turistike “Sharr - Turist”, e cila u doli në ndihmë gurbetxhinjve të mos bredhin rrugëve të gjera të qyteteve të Evropës.

Gurbeti është i idhët - thoshin dikur rilindasit tanë. Por, kjo është karakteristike edhe për ditët tona. Rinia shqiptare sikur s’ka nga t’ia mbajë, rrugë të vetme ka zgjedhur gurbetin! Shumë të rinj sillen rrugëve të qyteteve të Evropës për të siguruar kafshatën e gojës për vete dhe për familjen. Mirëpo, mjerisht, ndër ta ka edhe të atillë që mundohen të pasurohen në mënyra të ndryshme, e që asnjëherë nuk ka qenë karakteristike e popullit tonë.

Gjermanët e çmojnë punën.

Maj 13, 1992

Gjermanët e çmojnë punën.

Lazim Destani punon në Gjermani. E njohin bashkatdhetarët për punëtor të zellshëm: korrekt, të sjellshëm dhe të përzemërt. Kështu thonë për të udhëtarët. Ai është pronar i “Sharr Turistit”.

Themelova “Sharr Turistin” se e di ç’do të thotë udhëtim i rehatshëm e i sigurtë prej atdheut dhe anasjelltas, na thotë Lazimi. Kohëve të fundit, sidomos nga viti 1981, udhëtimi i bashkatdhetarëve tanë për atdhe u vështirësua shumë dhe u bë i pasigurt nga policia serbe, e cila i maltretonte dhe i keqtrajtonte (sidomos nëpër trena) punëtorët shqiptarë. Udhëtimi i punëtorëve tanë dhe i anëtarëve të familjeve të tyre me autobusët e firmës sonë “Sharr Turist” është i qetë dhe i sigurtë, sepse ne jemi nën mbrojtjen juridike të Gjermanisë. Fëmijët, gratë, motrat dhe nënat e punëtorëve tanë, udhëtojnë në vendlindje dhe anasjelltas, madje pa përcjelljen e meshkujve të tyre, duke qenë plotësisht të sigurtë dhe të mbrojtur nga ligji gjerman.

Korrik 27, 1993

“Sharr-Turist” ka hedhur hapin e parë në sponsorizimin e volejbollit të meshkujve.

Lazim Destani, presidenti i kësaj firme me reputacion në Evropë, së bashku me koordinatorin Ylli Tomori, në bisedë me ne. Me Lazim Destanin, president i firmës turistike “Sharr-Turist” nga më të mëdhatë në Evrope, u takuam thjesht rastësisht. Në fakt për të më kishte folur mjeshtri i sportit, trajneri i “Studenti” dhe i ekipit kombëtar të volejbollit të meshkujve Ylli Tomori.

“Sharr-Turist” ka hedhur hapin e parë në sponsorizimin e volejbollit të meshkujve.

Askush nuk mund të ndalë Lazim Destanin në rrugën e tij.

Mars 22, 1995

Askush nuk mund të ndalë Lazim Destanin në rrugën e tij.

Aty nga vitet shtatëdhjetë do të ishte i mirënjohuri Lazim Destani që do të merrte rrugën jashtë vendlindjes së tij si mërgimtar duke kaptuar “7 male e shtatë dete”, si i thonë fjalës, për të shkuar në shtetin mik gjerman.

Falë aftësive të tij arriti që të afirmonte vetveten duke iu futur rrugës së vështirë të biznesit. Dhe do të vinte viti 1988, kur ai do të hapte agjensine turistike “Sharr-Turist”, e cila me shpejtësi do të bëntenjë emër të nderuar ndër të gjithë mërgimtarët shqiptar. Do të bëhej një “urë” hapsinore e lidhjes shpirtërore e fizike me vendlindjen shqiptare të çdo mërgimtari. Do të ishte një firmë turistike e respektuar edhe nga shteti gjerman për rregullin e korrektësinë e tij.

Për udhëtim komod e të sigurtë.

Gusht 20, 1997

Për udhëtim komod e të sigurtë.

Sharr Turist - agjenci e dëshmuar ndër ne.

Ai flet edhe për depërtimin e kësaj agjencie në Kosovë, atëherë ku ajo ishte e izoluar nga bota. “Dera e shpresës për mërgimtarët dhe ata që dëshironin të mërgojnë nga Kosova më 1995 ishte Sharr Turisti. Dihet, se atëkohë udhëtimi bëhej në kushte mjaft të rënda, bile kishin dert që ndonjë udhëtar yni të mos bie në duart e policisë serbe e pastaj vaj halli. Ishim të detyruar të nisemi nga Shkupi apo nga ndonjë qendër tjetër. Rruga ishte plot rreziqe”, përkujton Destani.

Lazim Destani - emër i veçantë në jetën afariste.

Shtator 18, 2006

Lazim Destani - emër i veçantë në jetën afariste.

Lazim Destani është emër i veçantë në jetën afariste. Ai rastësisht si gjashtëmbëdhjetë vjeçar u bë “gastarbajter” në Gjermani, mirëpo më vonë jo rastësisht bën emër në biznes, kryesisht në sferën e transportit të udhëtarëve.

Atëherë kur shqiptarët e Maqedonisë e të Kosovës po bëheshin pjesë e pandarë e një kalvari shtegtarësh që kërkonin hapësira për të mbijetuar larg vendlindjes, Lazim Destani bëhet per ta bashkudhëtari më besnik, duke i ndihmuar dhe shoqëruar me ekipin e tij nëpër destinacione të ndryshme të Europës. Për të qenë udhëtar i kompanisë së z. Destani, shpeshherë nuk ishte e domosdoshme të kesh lekë, sepse ai jo rrallë bënte tolerime për hallexhinj, për rastet në nevojë dhe kërkuesit e urgjencave dhe shërbimeve të ndryshme mjekësore në Europë.

Janar 31, 2008

Destani: Kosova ka nevojë të madhe për investime pas pavarësisë.

Flet ekskluzivisht për “Epokën e re” Lazim Destani, biznesmeni i cili njeh vetëm suksese. Njeriu i cili shkollë kishte punën dhe sukseset e tij kaluan shumë oqeane, por ai nuk ndryshoi kurrë, mbeti një njeri modest që sfidon të ardhmen duke u sjellë të mira mijëra njerëzve.

Do t’i mbështes njerëzit e artit, të atillët që krijojnë vlera.

Destani: Kosova ka nevojë të madhe për investime pas pavarësisë.

Gjaku i reve qumshtore të Sharrit.

Shkurt 28, 2008

Portret i z. Lazim Destani
Gjaku i reve qumshtore të Sharrit.

Në vitet kur perandoria komuniste kishte filluar të jepte shpirt, në qytetin e vogël Stolberg të Gjermanisë, Lazimi vendos që të themelojë agjensinë e udhëtimeve me emrin simbolik dhe domethënës “Sharr-Turist”, duke sinjalizuar se me këtë buzëqeshi edhe fati i vëllezërve të tij, si do të pyeste poeti.

Kur kam marrë kumtin se në Tetovë po përgatitet monografia për 20-vjetorin e kompanisë shqiptare të udhëtimeve Sharr-Turist me president afaristin e suksesshëm Lazim Destanin, menjëherë më është kujtuar poezia e papërsëritshme “Gjaku i sharraxhijve” e Murat Isakut, poetit me prejardhje nga Gajrja e Tetovës.

Gusht 25, 2008

Shumë nacionalitete me gjuhën unike të suksesit.

"Gjetja e zgjidhjes për klientët tonë në kushte jashtëzakonisht të vështira si dhe shërbimet cilësore janë tiparet tona dalluese. Të gjitha shërbimet tona dhe punën që kryejmë bazohen në: personel të kualifikuar, materiale të cilësisë së lartë, teknologji inovative, kontrollime të rregullta për cilësi, përkujdesje shembullore për ambientin”, janë këto disa nga segmentet e rëndësishme të organizimit efikas të kompanisë Ecolog Group, të zbërthyera nga z. Lazim Destani.

Shumë nacionalitete me gjuhën unike të suksesit.

Biznesmeni duhet të ecë në një hap me kohën.

Mars 17, 2008

Biznesmeni duhet të ecë në një hap me kohën.

– Si e përjetuat pavarësinë e shtetit të Kosovës?

– Si i gjithë kombi shqiptar me gëzim e emocion.

20 vite më parë ju themeluat agjencinë turistike Sharr-Turist. A mund të sillni për lexuesit tanë disa mbresa lidhur me rrethanat e kohëlindjes së agjencisë?

Objektiv i kompanive tona nuk është vetëm fitimbërja, por zhvillimi strategjik i tyre.

Prill 3, 2009

Objektiv i kompanive tona nuk është vetëm fitimbërja, por zhvillimi strategjik i tyre.

Lazim Destani, emër ky që është shndërruar në sinonim të sukseseve të gjithmbarshme shqiptare në botë, që në rininë e tij, u nis nga Malësia e Tetovës në udhë mërgimi për ta siguruar mbijetesën, por vendit të vet iu kthye me një fuqi të madhe ekonomike.

Ai, me idetë dhe punën e tij konkrete, jo vetëm që mëkëmbi ekonomikisht rrethin e tij të ngushtë e të gjerë familjar, por punësoi mijëra bashkëvendës në firmat e tij, duke ua ndryshuar jetën për të mirë edhe familjeve të tyre.

Korrik 24, 2010

Tre kamionë të specializuar për komunat Tetovë, Gostivar dhe Saraj.

Duke elaboruar qëllimin e këtij donacioni, z. Destani potencoi se: “këta tre kamionë, që ne i dhurojmë sot, janë pikërisht që do t’u shërbejnë qytetarëve tonë për shmangien dhe bartjen e mbeturinave, nëpër pika të caktuara. Me këtë dhuratë nga ana jonë, kemi bindjen se e ndihmojmë gjendjen e vështirë financiare, që kanë komunat në buxhetin e tyre. Kamionët janë shumë të përshtatshëm për këtë natyrë pune dhe të pajisur me mekanizma, të cilët u pergjigjen kërkesave të kohës. Që nga ky moment, ata u takojnë qytetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Sarajit.”

Tre kamionë të specializuar për komunat Tetovë, Gostivar dhe Saraj.

Treqind familjet kosovare të Lazim Destanit.

Shtator 29, 2010

Treqind familjet kosovare të Lazim Destanit.

Lazim Destani është mësuar ta zgjerojë familjen. Ai premton se brenda këtij viti, në fabrikën e re do të punësohen edhe qindra punëtorë. Duke u dendësuar terri i mbrëmjes në Prishtinë, nëpër turmën e festuesve, punëtorët shpërndajnë dhurata me prodhimet e para të Kosovatexit.

Fluturimi është dhjetë minuta para orës gjashtë. Aeroporti i Dyseldorfit është shesh i pagjumë. Pritje, përcjellje, përtokëzime dhe fluturime aeroplanësh.

“Ecolog” është i 25 nacionaliteteve.

Dhjetor 30, 2010

“Ecolog” është i 25 nacionaliteteve.

Përveç ndjenjave kombëtare, ideja për të qenë prezent në ekonominë kosovare buron nga perspektiva që unë e shoh, pavarësisht sfidave të kohës që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi, thotë Lazim Destani, pronar i korporatës multinacionale “Ecolog”.

Një nga biznesmenët më të njohur kosovarë në botë, Lazim Destani, pronar i korporatës multinacionale “Ecolog”, në intervistë për “Zëri” flet për atë se si e zhvillon suksesshëm biznesin e vet nëpër kontinente, pse hapi fabrikën “Kosovatex” në Kosovë dhe pranon se ka ambicie për të sjellë kapitalin dhe përvojën e tij në trojet shqiptare.