2019/10/28

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar viziton Ecolog-un

Kryetari i Bordit Këshillëdhënës të Ecolog-ut, z. Lazim Destani, në zyrat e kompanisë në Tetovë e priti për vizitë Ambasadoren britaneze në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj Rachel Galloway. Pëkushtimi i tij i vazhdueshëm për të luftuar problemin e papunësisë së të rinjve që e ka shtrënguar tash e sa kohë Ballkanin Perëndimor ishte fokus i takimit me Ambasadoren. Rëndësia e çuarjes përpara të marrëdhëneve të shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ishte gjithashtu njëra nga temat e diskutimit. “Rritja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona nuk është e rastësishme” tha z. Destani. “Unë gjithmonë e kam përkrahur paqen dhe stabilitetin në rajon për ta shmangur ‘Ikjen e trurit’, fenomenit që si rezultat i konflikteve ka kapluar Europën Juglindore. Marrëdhëniet tona me Mbretërinë e Bashkuar janë një ndihmesë për ta arritur këtë. Me iniciativat e fuqishme në sferën e arsimit e të tregtisë mes Britanisë dhe interesave të kohës së fundit të Maqedonisë së Veriut, paqja dhe siguria kanë çuar drejt realizimit të synimeve ekonomike ambicioze. Kjo e ka ndihmuar rritjen e zhvillimit në shumë sektorë të arsimit e të ekonomisë”. Destani vijon ta këshillojë Ecolog-un nga pozita e tij Kryetar i Bordit Këshillëdhënës. Shkëlqesia e Saj Znj. Galloway për më se një vit është Ambasadorja e Britananisë në Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte vizita e saj e parë në këtë kompani të nivelit global.

 

 

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...