2018/05/03

Takimi i parë i anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Lazim Destani, i ftuar si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, mori pjesë duke i ndjekur punimet e takimit të parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që u mbajt në Gjermani. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të rreth 60 bizneseve Premium nga më se 300 biznese, anëtarë të Unionit të Bizneseve të Diasporës. Në takim gjithashtu morën pjesë edhe personalitete nga qeveria e Kosovës, ndër të cilët zv. Kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, zv. Kryeministri, Fatmir Limaj, ambasadori, Astrit Zemaj, drejtori për investime strategjike në ministrinë e Diasporës, Avdyl Kipoveci, konzulli, Ajvaz Berisha, si dhe një numër afaristësh nga vendet përreth Gjermanisë.

Takimin e hapi zv. kryeministri Gashi i cili në fjalën e tij nënvizoi se qasja profesionale dhe serioze e Unionit ka sjellë shumë rezultate. Ai vazhdoi duke thënë, – kjo qasje profesionale e serioze ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta keni partner në rrugëtimin tuaj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë e juaja të avansojë fazë pas faze, deri te realizimi i projekteve kapitale të Unionit. Me këtë rast, ai i inkurajoi afaristët e pranishëm për realizimin e ideve si, Banka e Diasporës si dhe projekteve të tjera me rëndësi të veçantë.

Artikuj të ngjashëm
07.06.2019
Lazim Destani merr pjesë në këtë konferencë tre-ditëshe ku po realizon një agjendë të ngjeshur takimesh. Konferenca, që ndryshe njihet...
22.05.2019
Klubi i futbollit Shkëndija, të dielën më 19 Maj 2019, e ngriti trofeun për titullin e kampionit të stinorit 2018/2019....
22.05.2019
Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani, mori pjesë në konferencën e posaçme...