2020/05/09

Qindra tableta mbërrijnë në Shqipëri nga Ecolog dhe filantropi Lazim Destani

Nisma solidare e kompanisë “Ecolog International” dhe familjes së filantropit Lazim Destani, vazhdon edhe në Shqipëri. Qindra tableta do të shpërndahen për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të familjeve në nevojë, të cilët në këto kushte të krijuara nga pandemia duhet të ndjekin mësimin on line në programet dhe platformat e ofruara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.

Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se kjo iniciativë është zhvilluar brenda disa javësh në bashkëpunim me institucionet shtetërore përgjegjëse për arsimin, të cilat kanë siguruar evidencën e familjeve me vështirësi ekonomike.

Filantropi dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar ndërsa thekson se donacionet të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Deri tani Ekolog ka ndihmuar me pajisjet elektronike për zhvillimin e mësimit online fëmijë në Maqedoni dhe Kosovë.

Artikuj të ngjashëm
23.10.2021
Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi dhe filantropi Lazim Destani është nderuar ditën e sotme me...
23.10.2021
U zhvillua paraditen e sotme aktiviteti vjetor “Takimi i Shkodrës”. Qyteti i Shkodrës ka bërë bashkë personalitete të ndryshme nga...
28.05.2020
Sipërmarrësi dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani ka uruar shefin e ri të inteligjencës amerikane John Ratcliffe për detyrën...