2017/06/04

Mbledhja e 22-të Ndërkombëtare, Berlin

I ftuar nga kryeparlamentari gjerman Prof. Dr. Norbert Lammert, Lazim Destani merr pjesë në mbledhjen e 22-të ndërkombëtare në Berlin, organizuar nga Bundestagu Gjerman. Në këtë takim morën pjesë deputetë të Bundenstagut dhe Parlamentit Shtetëror Gjerman, përfaqësues politik të shumë vendeve të botës si dhe figura eminente nga sfera e politikës, biznesit dhe shoqërisë.

Në kuadër të takimit u zhvilluan disa Forume ndërsa me interes të veçantë për Lazim Destanin ishte Forumi i Europës Juglindore i cili u fokusua tek normalizimi i përgjithshëm i marrëdhënieve në Ballkan. Ai dhe pjesëmarrësit e tjerë të forumit shkëmbyen ide e mendime mbi avansimin e ekonomisë dhe tregtisë, si një mundësi për t’i përmirësuar edhe marrëdhëniet politike në këtë rajon.  Ky takim ndërkombëtar në Gjermani është i përvitshëm dhe mbahet që nga viti 1996 duke sjellë së bashku për diskutim dhe reflektim njërëz nga të gjitha kontinentet.

Artikuj të ngjashëm
12.11.2019
I ftuar nga organizatori i Kongresit, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, Lazim Destani mori pjesë në Kongresin e II-të...
28.10.2019
Lazim Destani i priti Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, njësi e Ministrisë së Diasporës e R. Shqipërisë, në takimin...
28.10.2019
Kryetari i Bordit Këshillëdhënës të Ecolog-ut, z. Lazim Destani, në zyrat e kompanisë në Tetovë e priti për vizitë Ambasadoren...