2019/10/28

Shkolla Fillore Liria, me klasa të reja shtesë

Një shkollë fillore e qytetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut është projekti i kohës së fundit i filantropit nga po ky vend, Lazim Destani. Shkolla fillore Liria tash ndihet krenare me dy klasat e reja të cilat do të sjellin lehtësira për nxënësit me nevoja të veçanta në këtë vatër arsimi. Ky projekt u lëshua në përdorim me hapjen zyrtare që i bëri Kryetari i Këshillit të Ecolog-ut, Lazim Destani. Ndonëse nuk është i përfshirë në punët e përditshme të Ecolog-ut, ai shpjegoi se vazhdon të punojë me kompaninë për çështje të veçanta pasi ai ndjek vizionin e kompanisë për fuqizimin e komuniteteve brenda Europës Juglindore.

“Unë vazhdoj t’ia kushtoj kohën time përkrahjes që i jap zhvillimit të rajonit. Duke promovuar biznesin dhe interesat kulturore të Europës Juglindore, kam besimin e plotë se kjo do të sjellë përmirësimin e kushteve ekonomike dhe shoqërore aq shumë të nevojshme”, sqaroi z. Destani, ndaj pyetjes se pse i hyri këtij projekti.

Përmirësimi i planit të shkollës ishte ide e z. Destani i cili gjithashtu punoi së bashku edhe me dy palë të tjera: me Këshillin e Komunës së Tetovës dhe me qeverinë Gjermane. Me këtë konstruksion të ri shkollës i janë shtuar tre hapësira të reja, dy klasa mësimi, një dhomë dite pushimi dhe një banjë. Hapësirat e reja zyrtarisht u hapën nga z. Destani përmes një ceremonie me prerje shiriti, me pjesëmarrjen e kryetares së komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi.

 

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...