2018/10/29

Lazim Destani viziton Universitetin e Europës Juglindore

Këto ditë në Tetovë, filantropi Lazim Destani vizitoi Universitetin e Europës Juglindore ku e priti Akademiku, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i zgjedhur rishtas në postin e rektorit të këtij universiteti. Lazim Destani e uroi rektorin Bexheti për detyrën e tij të re duke i dëshiruar punë të mbarë në postin e drejtuesit të këtij institucioni të arsimit sipëror. Lazim Destani me këtë rast shprehu vlerësimin e tij për punën e universitetit, ‘Universiteti i Europës Juglindore gjatë punës shumëvjeçare të kësaj vatre të dijes ka nxjerrë kuadro të nivelit të lartë të cilët sot konkurrojnë në tregun e punës dhe japin kontribut për shoqërinë.’

Gjatë këtij takimi rektori Bexheti fillimisht e falënderoi z. Lazim Destani për vizitën pastaj vazhduan bisedën ku ndër të tjera, ai theksoi faktin se UEJL është institucion që bashkëpunimin me komunitetin e biznesit e ka qëllim strategjik të zhvillimit. Destani në këtë pikëpamje shfaqi interesin që kanë bizneset e familjes së tij për t’i mbështetur e për të bashkëpunuar me institucionet arsimore. Në këtë frymë ata i shtruan mundësitë dhe diskutuan mbi  format e thellimit të bashkëpunimit me interes për të dyja palët e për të mirën e shoqërisë.

Artikuj të ngjashëm
14.03.2019
Lazim Destani dekorohet me çmimin “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”, në kuadër të Samitit të dytë...
14.03.2019
Lazim Destani mori pjesë në Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare, që u mbajt në Tiranë. Në ceremoninë e hapjes së...
21.11.2018
Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që këto ditë i zhvilloi punimet mbi temën “Bashkëpunimi Rajonal si...