2022/09/23

Lazim Destani viziton Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj

May be an image of 2 people, people standing and suit

Lazim Destani dje e ka vizituar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, i cili rishtazi erdhi në detyrën e tij të re si President i Republikës.

Ja postimi i plotë i Lazim Destanit në facebook;

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të realizoj një vizitë uruese te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Përmes kësaj vizite, Presidentit Begaj i shpreha urimet e mia më të mira e të përzemërta për postin e tij të ri duke i uruar shëndet dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme në krye të vendit. Njohja e më hershme me z. Begaj i dha ngrohtësi të veçantë këtij takimi. Jam me besimin e plotë se z. Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do ta përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.

Gjatë këtij takimi, ku isha i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, patëm rastin ta njoftojmë Presidentin në përgjithësi mbi aktivitetet e KKD si dhe diskutuam aspekte të ndryshme  mbi rolin e KKD-së. Me këtë rast gjithashtu biseduam në përgjithësi mbi çështje të ndryshme që lidhen me Diasporën tonë gjithandej nëpër botë. Presidenti Begaj e çmoi lart punën ndër vite që po bën Këshilli si dhe ofroi mbështetjen e plotë institucionale për punën e mëtejshme të KKD-së.

Artikuj të ngjashëm
22.09.2022
Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dje u mbajt në Tiranë Samiti i III i Grave të Biznesit...
13.08.2022
Në Tetovë është vënë sot guri i themelit për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e automjeteve elektrike, investim i familjes ...
14.07.2022
Sot në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Polis u mbajt Tryeza e Opinioneve me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare....