2020/05/28

Lazim Destani uron kreun e inteligjencës amerikane: Zgjedhja e duhur ne kohën e duhur

Sipërmarrësi dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani ka uruar shefin e ri të inteligjencës amerikane John Ratcliffe për detyrën e re.

 Në mesazhin e tij anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës shprehet se kjo është zgjedhja e duhur në kohën e duhur.

“Uroj John Ratcliffe për konfirmimin si Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare të SHBA.

Kam pasur kënaqësinë ta takoj personalisht disa herë. Ai gjithmonë më ka bërë përshtypje për njohuritë e tij të thella dhe kuptimin e shkëlqyeshëm të çështjeve të ndryshme ndërkombëtare dhe të sigurisë.

Një patriot i vërtetë amerikan, një mik i lirisë dhe demokracisë, ai gëzon respektin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të kombit amerikan.

Ai është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të udhëhequr inteligjencën kombëtare të SHBA dhe vendi do të jetë më i mirë dhe më i fortë me njerëz si ai në krye.

Uroj që Z. Ratcliffe të gjitha më të mirat në kapitullin e jetës së tij”, shkruan Destani në mesazhin e tij.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...