2020/10/10

Lazim Destani uron fituesin e çmimit Nobel për Paqe 2020

Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Lazim Destani uron fituesin e çmimit të Nobelit për Paqe për vitin 2020. Ky çmim këtë vit u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit, me drejtor ekzekutiv David Beasley.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook Presidenti i i Nderit të Dhomës së Biznesit ka uruar fituesin e Nobelit.

“Me rastin e Çmimit Nobel për Paqe që sivjet e fitoi Programi Botëror i Ushqimit, urimet e mia më të mira ia përcjell Drejtorit Ekzekutiv të kësaj Agjencie të Kombeve të Bashkuara, mikut tim David Beasley. Gëzuar gjithë stafit të Programit Botëror të Ushqimit, kudo që ata gjenden të stacionuar nëpër botë!”

Vlerësimi për Programin e Ushqimit, me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat në konflikt dhe për sjelljen si forcë drejtuese për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte dhe konflikti”.

Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit.

Që nga krijimi i Nobel-it ky është çmimi i 101 për Paqen në histori. Në të shkuarën e kanë fituar 107 persona dhe 27 organizata. Favoritë për çmimin e këtij viti ishin OBSH, Greta Thunberg, Jacinda Ardern.

Artikuj të ngjashëm
24.11.2020
Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë e të Flamurit Kombëtar, më sollën në kujtesë ngjarjen nga viti...
18.11.2020
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka kremtuar sot një vjetorin e themelimit të saj. Ndryshe nga sa do të...
31.10.2020
Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporësm, Lazim Destani është takuar me deputetin e Budenstagut gjerman Peter Beyer....