2019/03/14

Lazim Destani pranon çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”

Lazim Destani dekorohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”, në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili zhvilloi punimet në Tiranë. Në ceremoninë solemne që u mbajt me rastin e dhënies së çmimve, krahas suksesit si sipërmarrës, theks të veçantë I’u vëndua kontributit të Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar.

“Jam i kënaqur që me pjesëmarrjen time pata mundësinë të kontribuoj në Samitin e dytë të Diasporës Shqiptare që i mbylli punimet sot në Tiranë. Me këtë rast i falënderoj organizatorët dhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për mbajtjen e këtij Samiti të rëndësishëm për trojet tona. Një falënderim të veçantë ua përcjell autoriteteve të vendit për vlerësimin publik që ata i bënë punës dhe aktiviteteve të mia shumëvjeçare duke më nderuar me dy çmimet që më sollën ndjenjë të këndshme dhe emocion, “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”” – tha Lazim Destani.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se kontributi për zhvillimin dhe për mirëqenien e shoqërisë gjithmonë ka qenë në vëmendjen e tij dhe këtë e ka parë si një detyrim. Ai është dalluar gjatë gjithë karierës së tij me veprat filantropike si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit.

Artikuj të ngjashëm
03.07.2020
Mjekët shqiptarë kudo në botë gjatë pandemisë treguan se ishin më pranë se kurrë me vendlindjen e tyre. Gjithmonë të...
16.06.2020
Filantropi i njohur dhe Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës Lazim Destani ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë...
11.06.2020
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 15 mijë teste për COVID-19 nga Lazim Destani, përfaqësuesi...