2020/06/16

Lazim Destani: Nuk synoj politikën, pioritetet e mia Diaspora dhe zhvillimi ekonomik

Filantropi i njohur dhe Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës Lazim Destani ka hedhur poshtë zërat se mund të kandidojë për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që do të mbahen në muajin korrik.

Deklarata e drejtuesit të “Ecolog International”, vjen pas lajmeve në mediat e Maqedonisë dhe ato të Kosovës ku e cilësojnë Destanin si kandidad të ardhshëm në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut me tituj si “Lazim Destani do të jetë kryeministri shqiptar i Maqedonisë”, apo dhe tituj tjerë si, “Përse Zaev ka frikë nga Lazim Destani”.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, filantropi dhe biznesmeni nga Tetova, president Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës ka sqaruar se, “ambicie e tij veç biznesit, mbetet filantropia, aktivitetet e Diasporës dhe zhvillimi ekonomik i trevave shqiptare”. Duke iu uruar suksese partive në garë në Maqedoninë e Veriut, Destani pohoi se, nuk ka asnjë ambicie dhe plan për t’u angazhuar në politikë.

Lajmet e ditëve të fundit, veçanërisht në mediat e Maqedonisë, janë shoqëruar më qindra e mijëra komente, nga votues me kombësi shqiptare e maqedonase, duke e mirëpritur një kandidaturë të tillë si drejtues të qeverisë së ardhshme. Kjo, me arsyetimet se, këtij shteti dhe popullit i nevojitet një njeri i tillë për të rimëkëmbur Maqedoninë e Veriut. Madje, nëse do të ndodhte, pritej dhe votimi masiv i tij, siç vërehej dhe në rrjetet sociale mbështetja ndaj Destanit.

Postimi i plotë:

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambiciet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...