2019/03/14

Lazim Destani në Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare

Lazim Destani mori pjesë në Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare, që u mbajt në Tiranë. Në ceremoninë e hapjes së Samitit morën pjesë autoritete shtetërore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e nga trojet tjera si dhe përfaqësues të shumtë nga komuniteti i bizneseve të diasporës shqiptare. Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani në cilësinë e përfaqësuesit  të Komunitetit shqiptar në Gjermani, gjatë fjalës së tij përshëndetese në hapjen e samitit tha se ai çmon shumë mbështetjen dhe përkujdesjen e autoriteteve shqiptare për organizimin e kësaj ngjarje.

“Motoja ime është, të bashkuar jemi më të fortë. Kohët që po jetojmë kërkojnë bashkim potencialesh dhe vlerash. Të gjithëve këtu na ka sjellë dashuria ndaj atdheut, sot më shumë se kurrë i duhemi vendit tonë. Le ti bashkojmë forcat tona e ta japim gjithë fuqinë që kemi, materiale, ideore dhe realizuese. Unë e çmoj lart të gjithë spektrin politik, si në Shqipëri ashtu dhe në të gjitha viset tona por kur është në pyetje zhvillimi ekonomik, mendoj se interesat politike e partiake duhet të tejkalohen.”- tha ai.

Punimet e samitit vazhduan me mbajtjen e katër paneleve paralele me tema të ndryshme. I ftuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Lazim Destani mori pjesë në Panelin me temë, Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm. Në këtë panel, nga gjashtë panelistët e pranishëm, u zhvilluan analiza e diskutime mbi gjetjen e rrugëve më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Fakt i njohur gjerësisht në botë është se ekonomia e një vendi është e lidhur ngushtë me politikën dhe sigurinë e atij vendi. Andaj do t’u bëja thirrje politik-bërësve në trojet tona, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij aspekti pasi investitorët, qofshin nga diaspora apo të tjerë, për investimet e tyre duan të ndiejnë siguri. Andaj uroj që ky Samit të jetë një forum i mirëfilltë prej ku do të dalin politikat e shëndosha shtetërore në marrëdhënie me diasporën tonë.”- tha Lazim Destani gjatë diskutimeve në panel.

 

 

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...