2021/07/02

Lazim Destani në Konferencën Ndërkombëtare “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”

This image has an empty alt attribute; its file name is 1-1024x682.jpeg


Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ndodhet këto ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po ndjek nga afër konferencën dy-ditëshe, “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.

Në këtë konferencë, që po i zhvillon punimet më 1-2 korrik, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian e ShBA, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.

Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, e bëjnë këtë ngjarje të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

“Me interes të veçantë këto dy ditë po ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit.

Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.

Është gjithashtu për ta veçuar dhe ndjekjen e seancës së pasditës, Hapja zyrtare e Konferencës “Rruga drejt Prespës”, ku folësi kryesor ishte Kryeministri Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamjet e tyre i shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Matheë Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë”, shprehet filantropi Destani lidhur me konferencën.

Artikuj të ngjashëm
16.06.2021
Sot më 16 qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Remitancave, në Tiranë u mbajt aktiviteti i organizuar nga Agjencia...
17.03.2021
Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani i bën thirrje shtetasve nga Maqedonia e Veriut që jetojnë jashtë shtetit të regjistrohen sa...
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....