2020/12/08

Lazim Destani në Konferencën mjekësore ndërkombëtare:Jeni heronjtë e këtij viti


Konferenca mjekësore ndërkombëtare multi-disiplinare, një bashkëpunim i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani me ACMS (Albanian Committee of Medical Students) dhe Shoqatën Mjekësore Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar u zhvillua për tri ditë rresht me referues dhe të ftuar nga e gjithë bota.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lazim Destani. Destani falenderoi mjekët për kontributin e tyre të vyer në luftën me COVID-19.

“E përgëzoj “Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani” si dhe “Komitetin e Studentëve Shqiptarë të Mjekësisë” për kontributin shembullor për organizimin e kësaj konference mjekësore ndërkombëtare.

Me këtë rast, do të doja t’i them dy fjalë për të gjithë ju mjekët shqiptarë, në cilindo vend të botës ku punoni e veproni.

Vitin 2020 e gjithë bota po e mbyll si një vit shumë të jashtëzakonshëm, që do të mbahet mend si viti i pandemisë së këtij shekulli, që po merr shumë jetë njerëzish dhe që e ka dëmtuar  shumë edhe ekonominë globale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, jeni ju mantel-bardhët që në përballje me këtë të keqe i keni shërbyer dhe po i shërbeni si mburojë njerëzimit.

Tashmë botërisht është e ditur se ju jeni në vijën e parë të frontit dhe ju jeni ata që në këtë vijë qëndroni aq sa e kërkon nevoja dhe jo sa thotë orari i punës!

Prandaj, përkushtimi juaj, puna juaj e palodhshme si dhe kontributi juaj për shëndetësinë në trojet tona, na obligojnë gjithë ne të tjerëve t’jua japim mbështetjen e plotë, me të gjitha mënyrat e mundshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Artikuj të ngjashëm
17.03.2021
Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani i bën thirrje shtetasve nga Maqedonia e Veriut që jetojnë jashtë shtetit të regjistrohen sa...
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...