2018/11/21

Lazim Destani në Forumin Ekonomik të Vienës

Lazim Destani mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që këto ditë i zhvilloi punimet mbi temën “Bashkëpunimi Rajonal si pjesë e Integrimit Europian. Digjitalizimi në Ballkan”. Ky Forum jubilar, i 15-ti me radhë, i zhvilloi punimet nën patronazhin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, ndërsa morën pjesë krerët e qeverive të rajonit të Ballkanit si dhe përfaqësues të shquar të ekonomisë e të biznesit. Nga pjesëmarrësit në panel u zhvilluan diskutime nga tematika e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, të fokusura tek formësimi i qasjeve të reja të transformimit digjital. Këto tema u shtjelluan me hollësi nga ana e liderëve të ekonomisë dhe politikës nga vendet europiane në njërën anë dhe ato ballkanike në anën tjetër.

Meqenëse zhvillimi ekonomik lidhet ngushtë edhe me zhvillimet politike, “Ekonomia takon politikën” ishte motoja dhe tematika e diskutimeve në përgjithësi.

“Biznesi gjen zgjidhje, ndërkohë që politikës i takon të gjejë forma për t’i bërë këto zgjidhje të aplikueshme e për t’i integruar në sistemet shtetërore në vendet e rajonit të Ballkanit. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi ekonomik i vendeve të Ballkanit me ato europiane e tejoqeanike do të optimizohej maksimalisht”- tha Lazim Destani.

Forumi Ekonomik i Vienës i mbylli punimet në frymën e përcaktimit të përbashkët në përputhje me moton ‘Ekonomia takon Politikën’, pra me synim, ecjen drejt rrugës që i adreson gjërat drejt bërjes së një Europe të fuqishme përmes një bashkimi të fuqishëm ekonomik.

Artikuj të ngjashëm
22.05.2019
Klubi i futbollit Shkëndija, të dielën më 19 Maj 2019, e ngriti trofeun për titullin e kampionit të stinorit 2018/2019....
22.05.2019
Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani, mori pjesë në konferencën e posaçme...
14.03.2019
Lazim Destani dekorohet me çmimet “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”, në kuadër të Samitit të dytë...