2020/06/11

Lazim Destani: Diaspora gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 15 mijë teste për COVID-19 nga Lazim Destani, përfaqësuesi i “Ecolog”-ut, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”, tre ndërmarrës të suksesshëm shqiptarë.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqësues i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani tha se Diaspora vazhdimisht sytë i ka nga shqiptaria.

“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Pak më parë bëmë edhe një vizitë brenda Institutit dhe pamë format se si po ecën në këtë drejtim Instituti. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, morëm këtë iniciativë që të sigurojmë këto teste. Iniciativën e kemi marrë edhe më bashkëpunim me ish-ministrin Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, theksoi Destani. / Zëri

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...