2021/09/24

Lazim Destani dhuron dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut

Kompania Ecolog International, në pronësi të familjes së Lazim Destanit, këto ditë ka dhuruar dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut. Autoambulancat janë të kompletuara me pajisjet dhe aparaturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe pajisjen për trajtimin e pacientëve me Covid-19. 

Ky donacion synon fuqizimin e kapaciteteve spitalore si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve të sektorit të emergjencës, sidomos tani në periudhën e pandemisë kur nevojat e qytetarëve për ndihmën e shpejtë mjekësore janë shtuar ndjeshëm. 

Можно е да е слика од надвор

Si iniciator i këtij donacioni, filantropi Lazim Destani tha, “Më vjen mirë që këtë donacion po e realizojmë pikërisht tash kur nevoja për të reaguar shpejt është shumë domethënëse, sidomos tani kur akoma ndodhemi në luftë me virusin Covid-19. Shpresoj me këto dhjetë autoambulanca t’u vijmë në ndihmë spitaleve në mënyrë që shërbimet e emergjencës të jenë sa më efektive ndaj kërkesave të popullatës e të pacientëve që ndihmën e shpejtë e kanë aq të nevojshme. Ndihma e shpejtë shpëton jetë njerëzish”.

Можно е да е слика од надвор

Në ceremoninë e dorëzimit të autoambulancave, organizuar në hapësirat e kompanisë Ecolog në Tetovë, për pranimin e donacionit prezent ishin, Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe drejtuesit e Shtëpive të Shëndetit nga, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Kumanova, Shtipi, Velesi dhe Manastiri. Spitalet përfituese nga ky donacion u përcaktuan sipas konsultave paraprake me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Нема опис за фотографијата.

Përfaqësuesi i kompanisë Ecolog, Seid Jusufi, në fjalën e tij para mediave tha, “Aktivitetet nga sfera e përgjegjësisë shoqërore për dekada me radhë kanë qenë pjesë e pandashme e kompanisë Ecolog. Ato përfshijnë fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi, arti, kultura, sporti, deri te solidarizimi me familjet sociale apo të prekurit nga fatkeqësi të ndryshme natyrore. Në këtë periudhë dy-vjeçare, është shëndetësia ajo që ka marrë më shumë vëmendje. Së këndejmi, nga Kryetari i Bordit Këshilldhënës, z. Lazim Destani, erdhi dhe iniciativa për dhurimin e këtyre dhjetë autoambulancave. Besojmë se ky donacion do të jetë nji kontribut për fuqizimin e kapaciteteve spitalore si dhe ndihmë për punonjësit e shëndetësisë në betejën e tyre kundër Covid-19.

Autoambulancat janë të kompletuara me pajisjet dhe aparaturën e nevojshme mjekësore për t’u vënë në funksion që nga dita e sotme”.

Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski tha, “Sot jam këtu në emrin tim, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të falënderuar kompaninë Ecolog për donacionin e dhjetë autoambulancave të kompletuara me pajisjet dhe aparaturën e nevojshme mjekësore, dedikuar qyteteve në vijim: dy në Tetovë, dhe nga një në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Manastir, Veles dhe Shtip.

Donacioni juaj do të jetë me përfitim të madh për Institucionet Shëndetësore dhe personelin mjekësor dhe më e rëndësishmja, do të ndihmojë drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve njerëzore. Faleminderit paraprakisht për çdo ndërhyrje në kohë dhe çdo jetë të shpëtuar!

Kompania Ecolog është një shembull se si një organizatë duhet dhe mund të punojë për të mirën e të gjithëve, për të qenë me përgjegjësi shoqërore”.

Artikuj të ngjashëm
14.07.2022
Sot në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Polis u mbajt Tryeza e Opinioneve me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare....
05.07.2022
Për herë të parë në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Aktiviteti i nisur ditën e  djeshme dhe do të...
24.06.2022
Rrjeti i Lidershipit Europian (RrLE) lançon Programin shumëvjeçar për vendet e Ballkanit. Kjo konferencë u mbajt në Londër në Parlamentin...