2018/10/29

Inagurimi i Rinovimit të varrezave të qytetit të Tetovës

Lazim Destani mori pjesë në ceremoninë inauguruese të përfundimit të punimeve për Rinovimin e Varrezave të Tetovës. Ishte ky një projekt që u realizua me mbështetje nga vet filantropi Destani dhe familja e tij.  Ndër pjesëmarrësit në këtë ceremoni ishte edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi si dhe kreu i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, i cili njëkohësisht ishte dhe nikoqir i ngjarjes.

Filantropi Lazim Destani në fjalën e tij tha: “Pamja e varrezave të një vendi, krahas kulturës religjioze, është një nga treguesit kryesor të nivelit kulturor dhe qytetërues të një shoqërie në përgjithësi. Prandaj, ndihem mirë që mua dhe familjes sime na u dha mundësia të bëjmë një vepër të këtillë për të mirën e qytetit”.

Në fjalën e saj kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi falënderoi z. Lazim Destani për mbështetjen që i ka dhënë realizimit të këtij projekti. Ajo gjithashtu falënderoi edhe Myftiun e Tetovës për bashkëpunimin në realizimin e projekteve që janë për të mirën e qytetit.

Myftiu i Tetovës, z. Qani Nesimi, me respekt të thellë e falënderoi z. Destani dhe e çmoi lart rëndësinë e rinovimit të varrezave të qytetit. Ai poashtu ia përcolli z. Destani dhe familjes së tij edhe falënderimet e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, z. Sulejman Rexhepi.

Në mbyllje të fjalës së tij, myftiu Qani Nesimi e vlerësoi më gjerësisht rëndësinë shumëdimensionale që ka ky projekt, si nga aspekti religjioz ashtu dhe nga aspekti i kulturës së përgjithshme dhe civilizimit të një vendi.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...