2020/09/29

Gjermani / Lazim Destani vlerëson takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”

Sot në Dyseldorf u mbajt Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe z. Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në fjalën e tij përshëndetëse ai e çmoi lart veprimtarinë krijuese dhe aktivitetin patriotike të shkrimtarit e poetit tonë të shquar, Azem Shkreli, me të cilin personalisht kishte patur afërsi dhe takime të shumta.

Në këtë Takim Letrar u prezantuan recitale kushtuar poetit Azem Shkreli si dhe bë promovimi i dy librave nga autorët, Martin Quni dhe Sead Ramadani.

foto 2 (2)
foto 1 (3)
Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...