2022/06/06

Gjermani / Lazim Destani merr pjesë në “Takimin Letrar – Azem Shkreli”

May be an image of 1 person

Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dje në Dyseldorf u mbajt Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar. Këtu morën pjesë shumë krijues, artistë e letrarë si dhe adhurues të fjalës së shkruar shqipe të ardhur nga vende të ndryshme të Europës si dhe nga trojet tona.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe z. Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës. “Takimi Letrar ‘Azem Shkreli’, që për çdo vit organizohet në Gjermani, u mbajt dje në hapësirat e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit. Ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në këtë manifestim ku ashtu si viteve të kaluara, për t’i dhënë bukurinë e për ta nderuar këtë ngjarje artistiko-letrare kishin ardhur shkrimtarë, historianë e studiues që punojnë e veprojnë në Diasporë por sigurisht edhe nga trojet tona.

Paraqitjet e folësve në këtë manifestim nderuan dhe respektuan fjalën e shkruar shqipe dhe kolosin e saj, lirikun modern Azem Shkreli, i cili i dha aq shumë letërsisë dhe kombit tonë. Jam krenar që pata fatin të takohem shpesh e ta kem mik këtë njeri dhe veprimtar me vlera të larta.

Bukuri të veçantë kësaj ngjarje letrare i dha dekorimi me çmime për poezinë më të mirë si dhe pikat muzikore me këngën e bukur shqipe”, shkruan Destani në facebook.

May be an image of 4 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people



Artikuj të ngjashëm
14.07.2022
Sot në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Polis u mbajt Tryeza e Opinioneve me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare....
05.07.2022
Për herë të parë në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar. Aktiviteti i nisur ditën e  djeshme dhe do të...
24.06.2022
Rrjeti i Lidershipit Europian (RrLE) lançon Programin shumëvjeçar për vendet e Ballkanit. Kjo konferencë u mbajt në Londër në Parlamentin...