2017/04/21

Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë

Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë u mbajt në Pejë. Ky forum i solli së bashku një varg entitetesh ekonomike si, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, etj.. Gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues institucionesh si, kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ulqinit dhe shumë figura të tjera nga mbarë trevat shqiptare.

Para të pranishmëve në këtë Forum dhe përmes tyre edhe më gjerë, Lazim Destani dërgoi mesazh motivues e inkurajues duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar. Ky bashkëpunim potencon ai, do ta përshpejtojë procesin e integrimit dhe të krijimit të vlerave më të larta në ekonominë e lirë dhe do ta stimulojë rritjen e tregut.

Pjesë e Forumit ishte edhe akti i nënshkrimit të kontratës së parë biznesore të organizatave bashkëpunuese, për të cilën Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës ka punuar intensivisht gjatë viteve të fundit.

Artikuj të ngjashëm
07.06.2019
Lazim Destani merr pjesë në këtë konferencë tre-ditëshe ku po realizon një agjendë të ngjeshur takimesh. Konferenca, që ndryshe njihet...
22.05.2019
Klubi i futbollit Shkëndija, të dielën më 19 Maj 2019, e ngriti trofeun për titullin e kampionit të stinorit 2018/2019....
22.05.2019
Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani, mori pjesë në konferencën e posaçme...