2022/08/13

Familja Destani nisi një epokë të re investimesh në Tetovë

May be an image of 8 people and people standing

Në Tetovë është vënë sot guri i themelit për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e automjeteve elektrike, investim i familjes  Destani

Gjatë një ceremonie publike në vendndodhjen e projektit, ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Kryeministrin Dimitar Kovacevski, Ministrin e Financave Fatmir Besimi, Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZhTI) të vendit Jovan Despotovski, palët nënshkruan marrëveshjen përfundimtare sipas të cilës kompania gjermane e familjes Destani “Next.e.GO Mobile AS” planifikon të ndërtojë Fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike të markës “e.GO” me kapacitet të pritshëm deri në 30,000 automjete në vit. Ndërtimi i fabrikës pritet të përfundojë në vitin 2024, dhe po në këtë vit do të nisë dhe prodhimi i automjeteve elektrike. Në fazën fillestare projekti synon të krijojë rreth 900 vende të reja pune në vend.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fabrike në Maqedoninë e Veriut, sipërmarrësi Lazim Destani tha se ky projekt nuk është investimi i parë i familjes së tij në Maqedoninë e Veriut e në rajon, por megjithatë është më i veçanti deri më tani.

“Dita e sotme për mua është një ditë historike. Është e këtillë, pasi biznesi ynë e sjell edhe këtu një industri inovative si kjo e prodhimit të makinave elektrike, makinat e së ardhmes. Si sot para 50 vitesh mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Arsyeja që më gëzon më së shumti është fakti që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të rinj e të reja.  Bashkëshortja ime, Rasimja, dhe unë ndihemi të lumtur që edukimi dhe porositë tona kanë zënë vend tek djemtë tanë dhe me veprat e tyre na bëjnë shumë krenar, sidomos me përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes.”, tha ndër të tjera Destani në fjalën e tij përshëndetëse.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut z. Dimitar Kovaçevski e cilësoi këtë ditë si një ditë ku rezultatet e mundit të investuar bëhen të dukshme. “Ky investim është i një rëndësie të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në vend. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut edhe një herë dëshmon se është një vend që ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me një klimë të qëndrueshme ekonomike dhe politike ku kompanitë ndërkombëtare si e.GO kanë një partner të besuar.”, tha ai.

Ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, duke konfirmuar fjalën e Z. Destani tha, “Është mjaft e rëndësishme për vendin tonë, që diaspora të sjellë këtu investimet e veta. Nga dita kur i nisëm diskutimet për këtë projekt e deri më tani ka pasur shumë skeptikë. Por ne së bashku ia dolëm dhe ja ku jemi sot, kur po inaugurojmë nisjen e punimeve.”

Kolegu i tij, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjithashtu projektin e cilësoi si historik për Maqedoninë e Veriut. Në kuptimin figurativ, këtë projekt ai e krahasoi me efektin që sjell rrokullisja e topit të borës. “Investimi në fazën e parë prej 130 milion euro është shtysë dhe nxitje për shumë benefite zinxhirore të tjera, është lëvizja që e fut vendin tonë në listën e investimeve të gjelbra. Ndërtimi i kësaj fabrike rrit dhe bashkëpunimin mes arsimit të lartë dhe industrisë, pasi domosdoshmërisht do të duhet të përgatiten njerëz me aftësi profesionale për këtë industri. Familja Destani është familje e suksesit dhe shembull që duhet ndjekur, është familje lider me vendimet që ndërmerr.”, tha Bekteshi.

Kryetari i bordit të e.GO, Ali Vezvaei, e vuri theksin tek rëndësia e investimeve të gjeneratës së re. “Kjo marrëveshje është një tjetër moment historik në rritjen globale të e.GO dhe nënvizon vlerën e brendshme të teknologjisë dhe inovacionit tonë duke sjellë ndyshim rrënjësor. Ne jemi vërtet të ngazëllyer që me përfshirjen e Maqedonisë së Veriut ne po e zgjerojmë hartën tonë të prodhimit, duke ndjekur përparimin tonë në Bullgari. Fokusi ynë strategjik në Evropën Juglindore bazohet në bindjen tonë për ekosistemin konkurrues të rajonit, klimën tërheqëse të investimeve dhe aksesin tek kapitali njerëzor, tek të rinjtë ambiciozë e të talentuar”, tha Vezvaei.

“Koncepti i ri i Zonave të Zhvillimit Teknologjik dhe Industrial jep rezultate konkrete. Pas vetëm 18 muajsh kemi investimin e dytë mbi 100 milionë euro. Ne kemi treguar se Maqedonia e Veriut nuk është më vetëm një vend i fuqisë punëtore konkurruese, por është në hartën e vendeve që kanë kapacitet dhe kërkesa për investime të mëdha. Në fillim të mandatit tim, ne premtuam vende pune dhe mundësi evropiane për të rinjtë. Me projekte të tilla fëmijëve tanë do t’u ofrojmë një të ardhme të begatë, këtu në shtëpi”, tha Jovan Despotovski, drejtor i Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 1 person
May be an image of 6 people and car
May be an image of 5 people, people standing and outdoors
May be an image of 6 people and people standing
May be an image of 8 people and people standing
May be an image of 8 people and people standing
Artikuj të ngjashëm
23.09.2022
Lazim Destani dje e ka vizituar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, i cili rishtazi erdhi në detyrën...
22.09.2022
Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dje u mbajt në Tiranë Samiti i III i Grave të Biznesit...
14.07.2022
Sot në Tiranë, në hapësirat e Universitetit Polis u mbajt Tryeza e Opinioneve me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare....