2020/04/09

Drejtuesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës ndihmojnë familjet shqiptare

Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë shqiptarë kudo në botë të marrin aksione solidare për t’i ardhur në ndihmë cilido ka nevojë.

Nëpërmjet një publikim në Facebook, bëhet e ditur se një aksioni të tillë solidar i janë bashkuar edhe dy sipërmarrësit e Diasporës shqiptare, Lazim Destani dhe Ardian Lekaj.

Me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve të rinj, ata kanë kontribuar në ndihmë të familjeve shqiptare në një nga zonat administrative të kryeqytetit.

Destani dhe Lekaj, janë drejtues të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe gjithashtu anëtar të KKD-së.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...