2018/04/13

Diksutime për projekte konkrete të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Lazim Destani, në  hapësirat e Wirschaftclub në Dyzeldorf, priti delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare të kryesuar nga kryetari i Rrjetit, Nazar Mehmeti. Këtë vizitë Mehmeti e realizoi së bashku me disa nga anëtarët e strukturës drejtuese të Rrjetit, si kryetari për Europë, Yll Blakaj, sekretari i përgjithshëm i Rrjetit, Ismet Smajli, drejtori, Naim Dedushaj si dhe nënkryetari për Finlandë, Omer Nura.

Në takim ata zhvilluan diskutime dhe shkëmbyen ide e mendime rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të përgjithshme të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Lazim Destani, si kryetar nderi i Rrjetit, gjatë diskutimit të tij theksoi nevojën për hapa dhe projekte konkrete, një aspekt ky që buron nga përcaktimet e Rrjetit dhe për të cilin po bëhen përpjekje nga e gjithë struktura e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Artikuj të ngjashëm
28.07.2020
Në fillimi i këtij muaji Gjermania e ka marrë presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Këshilli Koordinues i...
22.07.2020
Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë...
22.07.2020
President nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanit, Nazim Viqa nga “ABBRUCH AWR” si dhe...