2022/03/25

Dhoma e Biznesit të Diasporës prezanton: Perspektiva të reja investimi në atdhe

Можно е да е слика од 5 луѓе и внатре


Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka organizuar ditën e sotme një takim në Tiranë me partnerë, donatorë dhe palët e interesit ku prezantoi “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Lazim Destani, Kryetari Ardian Lekaj, zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, Deputeti z. Lavdrim Krashi, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, Drejtore e këshillit të investimeve Diana Leka, znj. Jonida Lamaj nga Fondacioni Shqiptaro-amerikan për zhvillim etj.

“Jam i gëzuar sot që kam rastin t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë hibride me temë, ‘Perspektivat e reja të investimit në atdhe’. Në fillim do të doja të theksoja vlerën që qeveria shqiptare po i jep Diasporës sonë sot. Pjesëmarrja nga ana e qeverisë këtu vërteton edhe njëherë këtë bashkëpunim. Historitë e suksesit në diasporë janë të panumërta, ato shërbejnë edhe si ura lidhëse,  si ndërmjetësues dhe lobues të shkëlqyer për vendin tonë që besoj i lexoni në Gazetën e Diasporës” tha kreu i Dhomës së Biznesit në fjalën e tij duke theksuar se ndikimi social-ekonomik dhe pritshmëritë e Diasporës shqiptare gjatë kësaj periudhe 3-vjecare kanë evoluar me shpejtësi dhe kjo kërkon nga të gjithë mjete dhe rrugë të reja edhe më efektive të angazhimit.

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit z. Lazim Destani tha se  takimet si ky, me një prani të figurave e personaliteteve më relevante, janë ato që mund ta japin më të mirën për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për investime të reja e për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Tashmë po bëhen vite kur jo vetëm populli ynë por e gjithë bota po kalon periudha të vështira njëra pas tjetrës. Akoma pa e harruar pandeminë dhe në përballje me pasojat e saj, e gjithë bota po e ndien goditjen që i erdhi ekonomisë globale si rrjedhojë e luftës Rusi – Ukrainë.

Të ndodhur në këto rrethana, komuniteti i biznesit,  sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Nga kjo pikëpamje e shikoj si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e bizneseve të Diasporës shqiptare duke theksua se rrjetëzimi dhe mobilizimi i tyre përmes mekanizmave financiarë, përbëjnë bazë solide për krijimin e një uniteti mbarë shqiptar” u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërsa zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo tha se: “Ndonëse, diaspora aktualisht mund të jetë hezituese për të investuar ose zgjeruar biznesin në vendlindje, një potencial i tillë ekziston dhe duhet të shfrytëzohet, duke lehtësuar ndërveprimin, bazuar në interesa të përbashkëta ndërmjet bizneseve në vendet pritëse dhe Shqipërisë. I rëndësishëm në këtë proces është edhe transferimi i njohurive, duke pasur parasysh diapazonin e gjerë intelektual dhe teknologjik që diaspora mbart”.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali tha se: Diaspora shqiptare është faktor i rëndësishëm i zhvillimit të Shqipërisë. Angazhimi sjell vlerë të shtuar jo vetëm për fluksin financiar por më e rëndësishmja për dijen dhe shkëmbimin e eksperiencave. Përtej investimeve të vendit tonë Diaspora është promovuesi më i mirë i markave shqiptare “Made in Albania” që kërkojnë zgjerim rajonal dhe jo vetëm. Diaspora ka qene gjithmonë faktor në biznesin tradicional, por vitet e fundit po luan një rol të rëndësishëm në forcimin e ekosistemit të start up-ve në Shqipëri i cili ka lindur në vitet e fundit.

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi tha, “Në pak muaj ka fillua të ndihet fakti që në Shqipëri tani po menaxhohet një mekanizëm nga njerëz të diasporës të cilët e dinë çfarë është biznesi në Diasporë”.

Deputeti Lavdrim Krashi tha ndër të tjera: Kontributi i Diasporës si në aspektin individual edhe në atë ekonomik në familje por edhe në tërësi për ekonominë shqiptare, është i ditur nga të gjithë. Është me të vërtetë kënaqësi që zhvillohen inicitaiva të tilla ku roli i Diasporës vlerësohet dhe konsiderohet për ta forcuar atë edhe më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete u përqendrua te mundësitë dhe hapësirat e krijuara përmes ligjeve të reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive për përfshirjen e Diasporës në investime në Shqipëri nëpërmjet instrumenteve të reja financiare.

Në fund të takimit anëtaret e bordit këshillimor të Dhomës së Biznesit të Diasporës Dr. Elisabeta Katiaj dhe Soana Prof. Asc. Soana Japullari prezantuan dy projektet ambicioze: “Fluturo me shqipen” dhe “Instrumenti financiar i Diasporës”

Qëllimi kryesor i projektit “Fluturo me shqipen” është të theksojë rëndësinë e produkteve “Made in Albania“ , promovimin e tyre si dhe të krijojë mbështetje për krijimin e një zinxhiri vlerash nga prodhimi në depërtimi i tregut, drejt konsumatorit shqiptar në diasporë. Pasi sipërmarrja e Diasporës zotëron kapacitetin e duhur për të rritur prodhimet vendase nëpërmjet fuqizimit të Markës Shqiptare. Në të njëjtën kohë, kjo nismë do të ketë një ndikim pozitiv në punësimi dhe rritjen e të ardhurave, duke kontribuar për një të  qëndrueshme ekonomisë.

Ndërsa projekti i dytë “Instrumenti financiar i Diasporës” synon krijimin e Logjistikës Financiare për Zhvillimin e Investimeve të Diasporës Shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë. Një instrument i cili do të ndikojë në  rritjen e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve shqiptare në mbarë botën.

Можно е да е слика од 6 луѓе и луѓе што стојат
Можно е да е слика од 1 лице
Можно е да е слика од 11 луѓе и луѓе што стојат
Artikuj të ngjashëm
23.09.2022
Lazim Destani dje e ka vizituar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, i cili rishtazi erdhi në detyrën...
22.09.2022
Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës dje u mbajt në Tiranë Samiti i III i Grave të Biznesit...
13.08.2022
Në Tetovë është vënë sot guri i themelit për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e automjeteve elektrike, investim i familjes ...