2020/07/22

Biznesmenët nga Diaspora dhurojnë teste për diagnostikimin e Covid 19

President nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanit, Nazim Viqa nga “ABBRUCH AWR” si dhe Remzi Ejupi i kompanisë Eurokoha i kanë dhuruar Institutit për shëndetin Publik në Maqedoni 2000 teste për Covid-19.

Zëvendëskryetari i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit për Ndihmë të Huaj në vend, në Sekretariatin për Çështje Evropiane pranoi donacionin e testeve SARS-COVID19 për diagnostikimin e virusit Covid-19.

Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin për Shëndet Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë pranim- dorëzimit shprehu mirënjohje deri tek biznismenët për këtë donacion “Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme në ballafaqimin me COVID19, natyrisht mirënjohje të veçantë për z. Destani, z. Viqa dhe z. Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në ballafaqimin me pandeminë” – theksoi Osmani gjatë dorëzimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve gjatë takimit theksoi se ky është vetëm një kontribut i vogël në luftën e vendit me pandeminë botërore, me shpresë të nxitjes së sipërmarrësve tjerë për tu aktivizuar në këto aktivitete humanitare.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...