Angazhimi.

Lazim Destani ka pasion për arsimin, kulturën dhe sportin.

Arsim.

Lazim Destani e çmon lart dhe i jep mbështetje të vazhdueshme arsimit dhe shkencës. Në këtë kuadër ai ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi mes bizneseve të familjes së tij dhe insitucioneve të arsimit të lartë. Ai njihet edhe për kontributin e tij të dalluar në rastin e themelimit të Universitetit të Tetovës, i pari në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Krahas mbështetjes së arsimit në rajonin e Ballkanit, ai ka realizuar shumë projekte nga kjo sferë edhe në rajone të ndryshme të botës ku operon grupi i bizneseve të familjes së tij.

Kulturë.

Kulturën dhe artin Lazim Destani gjithmonë i ka parë me admirim pasi këto përbëjnë tërësinë e arritjeve dhe njohurive të përgjithshme të një njeriu apo të një populli. Si artdashës dhe adhurues kulture ai ka mbështetur veprimtari të panumërta kulturore e artistike. Me kënaqësi të veçantë ai e përkrah krijimtarinë që buron nga thellësitë e jetës shpirtërore të kulturës kombëtare shqiptare. Lazim Destani e çmon lart zhvillimin e vlerave artistike e kulturore duke i parë ato të lidhura ngushtë edhe me zhvillimin ekonomik të një vendi.

Sport.

Ecja e Lazim Destanit në rrugën e biznesit në vazhdimësi është shoqëruar me mbështetjen që ai i ka dhënë sportit. Ai beson fort se sporti është një komponent i rëndësishëm për edukimin e brezit të ri dhe e çmon lart ndikimin e sportit në prezantimin e vlerave të një kombi. Promovimin e vlerave të larta që ka sporti ai gjithmonë e ka treguar me mbështetjen që u ka dhënë shoqatave të sportit, deri te mbështetja që po i jep Klubit të Futbollit Shkëndija – klub tetovar me historik të denjë.

Aktivitete të dalluara.

  • Philanthrophy icon, image of two hands crossed with a heart in the middle.

    Filantropi

    Aktivitete të dalluara në mbështetje të mirëqenies.

  • lobbying icon, illustration of hand holding earth

    Lobim

    Aktivitete të dalluara në ndjekje të avancimit të Ballkanit.

Anëtarësitë.

Lajme nga shtypi i kohës.

AKTIVITETE TË HERSHME

“Mbledhjet dhe diskutimet nxjerrin konkluzione por nëse nuk ndërmerren hapa konkret drejt realizimit, mbetet vetëm shija e mirë e bisedave miqësore.”

— Lazim Destani