2019/10/28

Plani i Veprimit i Strategjisë Kombëtare për 2020

Lazim Destani i priti Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, njësi e Ministrisë së Diasporës e R. Shqipërisë, në takimin e mbajtur më 12-13 tetor në Dyzeldorf, Gjermani. Në këtë takim dy-ditor që u mbajt në

Klubin Ekonomik prestigjioz Wirtschaftsclub në Dyzeldorf, në zemër të qytetit të shtatë më të madh gjerman, për t’i ndjekur punimet mori pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Anëtarët e Këshillit diskutuan mbi aktivitetet për vitin 2020 si dhe ndoqën fjalën e Ministrit Majko mbi Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën shqiptare.

Si përkrahës për rajonin e Europës Juglindore, z. Destani në mënyrë të veçantë potencoi se këto dialogje janë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit. Kjo ishte paraqitja e parë e Ministrit Majko para Këshillit Koordinues të Diasporës.

Artikuj të ngjashëm
04.02.2021
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (AShAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës” me autor, Akadmik Hivzi Islami....
08.01.2021
Me rastin e përfundimit të punës prej më se 30 vjetësh në Kongresin Amerikan, Lazim Destani e ka çmuar lart...
22.12.2020
Dje, më 21 dhjetor, u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2020 i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me ç’rast...